Drejtësia shqiptare prej kohësh është në gjendje kome, pasi shumë çështje nuk kanë përfunduar ashtu siç duhej. Një ndër rastet përjashtimore është hetimeve të një prej çështjeve më delikate që kishte të bënte me një rast trajtonte prokurori Ervin Karanxha i cili në bazë të provave shpalli fajor Helidon Gjikoka dhe shumë të tjerë të përfshirë në këtë skandal se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Ilir Koka” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.
Gjithashtu ka shpallur fajor Ariton Kasaj se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Ilir Koka.
Ka shpallur fajtor Denis Metaj se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.
Ka shpallur fajtor Erdet Mandi i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.
Ka shpallur fajtor Arber Jaupaj i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.
Nga hetimi rezulton se:
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Ilir Koka ka regjistruar proçedimin penal nr. 5670/2020 të bashkuar për veprën penale të parashikuar nga neni 190/1 dhe 143/3 të K.Penal.