Zjarr “i tërbuar” në Greqi/ Shkrumbohen dhjetra banesa, banorët evakuohen nga deti

Jo vetëm vendi ynë po përballet më vatra të shumta zjarri, por edhe Greqia, ku situata vazhdon të jetë alarmante. Qindra banesa janë shkrumbuar duke bërë që shumë banorë të detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre.

Nga fotot e publikuara nga mediat greke duket që situata më kritike po paraqitet në ishullin Evia, ku banorët e fshatrave Rovies dhe Paleochori janë evakuuar nga deti me traget.

Një ndër problematikat kryesore mbetet tymi i dendur që është përhapur në të gjithë zonën.

Fatmirësisht, nga flakët nuk kanë mbetur qytetarë të lënduar, ndërsa plagë të lehta kanë marrë dy zjarrfikës. Deri më tani në Evia janë djegur 150 shtëpi dhe 15 mijë hektarë tokë.