Një i moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është asfiksuar nga tymi, për shkak të zjarrit të rënë banesën e tij.
Sipas policisë viktima Th.Ç .,90-vjeç jetonte vetëm në fshatin Krane, Finiq, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Informacion-Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.