Një sipërfaqe pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.
Vatra e zjarrit ka rënë në kodrën e fshatit Dukat, ku flakët kanë përfshirë shkurre dhe kullota.
Drejtimi i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve me shpejtësi në kodër. Më herët vatra e zjarrit ka rënë në Orikum. Ndërkohë, zjarrfikësja e ka të vështirë të ndërhyjë për shkak të terrenit malor.