Detaje të reja kanë dale në pah nga zjarri që ra nje ditë më parë te një magazinë në “Casa Italia”, por që fatkeqësisht dyshohet se njëri nga rojet ka mbetur brenda dhe nuk po gjendet akoma.
Sipas informacioneve paraprake roja Arjan Sala ka shkuar tek vatra e zjarrit me bombolën fikse, ndërsa roja tjetër ka dalë për të marrë një bombol tjetër.
Sala ka larguar menjëherë 20 punëtorët që gjendeshin atje, por për fat të keq ka mbetur vetë atje dhe që nga dita e djeshme e deri më tani akoma nuk dihet fati i tij.