Sot më 23.01.2021 bëhet fiks një vit nga izolimi në Wuhan, pasi shpërtheu virusi. Wuhan ishte vendi i parë në të cilën virusi hodhi rrënjë dhe u përhap në të gjithë botën.
Kina i çuditi të gjitha vendet duke ndërtuar edhe një spital Covid Brenda 6 ditëve, me 1000 shtretër, në mënyrë që të trajtoheshin të gjithë njerëzit e prekur nga ky virus.
Aktualisht, bëhet me dije se Kina numëron sot 107 të prekur nga virusi, ndërsa personat asimptomatikë nuk i klasifikon si raste të konfirmuara.