Dhjetra njerëz janë arrestuar ndërsa një varg protestash ka filluar në të gjithë Rusinë në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës Alexei Navalny.
Policia ka tentuar të ndalojë demonstratat në rajonin lindor Khabarovsk dhe ka paralajmëruar që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Z. Navalny, duke përfshirë një zëdhënëse dhe një nga avokatët e tij, u arrestuan gjatë protestave të së Shtunës, raporton BBC.
Navalny është kritiku më i profilit të lartë i udhëheqësit rus Vladimir Putin.
Mbështetësit e tij bombarduan rrjetet sociale me thirrje për të tubuar në protestat që priten më vonë deri në 60 qytete ruse.
Ai u arrestua të Dielën e kaluar në Moskë, u dërgua menjëherë në paraburgim dhe u shpall fajtor për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht. Ai thotë se është një çështje e trilluar e krijuar për tabërë atë të heshtë dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij të protestojnë./ Përshtatur nga INFRONT.ORG