Në liqenin e Ulzës, në fshatin Urakë, është vetëmbytur mbrëmjen e djeshme një 23 vjeçar me inicialet A.C. Viktima u nxorr nga policia e cila nuk konstatoi shenja dhune në trup.
Policia dhe familjarët kanë berë të ditur se 23 vjeçari vuante nga deprosioni dhe shkaku I vdekjes ka qenë mbytja e tij në liqen.
Policia njoftoi si më poshtë:
“Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni.
Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale”.