Vettingu, që cilësohet reforma në drejtësi, realisht është vetëm një nga fazat e saj përbërëse.
Deri më tani Vettingu ka lënë shumë për të dëshiruar. Pikësëpari ata që drejtojnë Vettingun, nuk janë përzgjedhur në bazë të rregullave ose kanë falsifikuar dokumente për të marr një post si rasti i Etleva Çiftja për të cilën së fundmi edhe Studio Ligjore “Jurisprudenca” ka dorëzuar në SPAK 500 faqe me prova kundër saj.
Etleda Çiftja ka paraqitur një çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por që nuk la lidhje me nivelin e saj të anglishtes.
Niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK”.
Kjo do të thotë se komisonierja ka mashtuar dhe falsifikuar dokumenta për të fituar një post në KPK.
Për më tepër komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.
Komisionerja Etleda Çiftja pretendon se pasurinë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, e ka blerë nga prindërit e saj dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro.
Njëkohësisht po të bazohemi në kartelën e pasurisë kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve, në kundërshtim me deklarimet e saj në ILDKPI.