8 Marsi i sotëm vulos vendimin për gjyqtarin Luan Daci

Çështja e gjyqtarit Luan Daci është zvarritur herë pas herë, duke mos dhënë mos dhënë asnjë rezultat. Më datë 26.02.2021, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi datën 8 mars për të shpallur vendimin për ish anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Daci akuzohet për falsifikim të dokumenteve. Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për Dacin. Sipas Kodit penal kjo vepër penale dënohet deri në tre vjet burg.

Gjithashtu, gjyqtari Luan Daci ka qenë personi kryesor që solli trazirat e vitit 1997. Ky gjyqtar ishte strumbulluari i ish firmës piramidale “Xhaferri”, firmë e cila fundosi të gjithë shqiptarët.

Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 për shkak se ka mbajtur të fshehur një vendim në lidhje me firmën “Xhaferri” për rreth 6 muaj, si dhe ka organizuar një grevë në ambjentet e gjykatës së Tiranës.

Mesa duket, Luan Daci ka qenë mësuar me fshehje të vendimeve pasi gjatë aplikimit për të qenë pjesë e KPA-së, në intervistën me Komisionin Parlamentar ad hoc, Daci e  fshehu shkarkimin nga detyra duke pohuar se kishte ikur me dorëheqje.

Si përfundim, prokuroria kërkoi fajësi për të dhe dënim me 6 muaj burg, të konvertuara në 1 vit “shërbim prove”. Gjyqtari Luan Daci kërkon pafajësi por masakrat e gjyqtarit Luan Daci nuk mund të shlyhen kaq lehtë. Na mbetet vetëm të presim vendimin e sotëm për gjyqtarin Luan Daci, i cili rrezikon dhe njëherë të rikthejë një 97-të të dytë.