Një pjesë dërrmuese e komisionerëve të Vettingut kanë pasuri të vënë nga korrupsioni, por askujt deri më sot nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Vettingu tregoi edhe një herë se korrupsioni në drejtësi është alarmant, duke filluar që nga komisionerët e deri te gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në filrat e Vettigut.
Komisioneri i cili cilësohet si “Sheiku” i komisionerëve dhe Vettingut, është komisioneri Lulzim Hamitaj. Shqiptarët të cilët punojnë me djersë nuk po arrijnë të blejnë dot një apartament modest për të strehuar në mënyrë “të sigurtë” familjarët e tyre, ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro. I çuditshëm është fakti se përse këta komisionerë nuk I kanë kaluar filtrate e Vettingut por qëndron si pasha në komision.
Pra, portali Infront.org ka të faktuar se komisioneri i Vettingut është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë. Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Lulzim Hamitaj rezulton që ka blerë edhe një tokë në Mullet, me vlerë totale 70 mijë euro. Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.
Si përfundim, “Sheikut” nuk i intereson as reforma, as ligji as maliqi. Komisionerit Lulzim Hamitaj i intereson mbushja e xhepave me lekë, shtimi i pasurisë dhe qëndrimi i tij në proces të Vettingut si “Sheiku” i Reformës në Drejtësi.