8 me 2 Drejtësisë/ Ja ç’bën L.Hamitaj

Paraditen e sotmë kanë mbërritur informacione të reja mbi pasurinë e komisionerit Lulzim Hamitaj. Burimet deklarojnë se ai ka qenë bashkëpunëtor me zyrën avokatore të Agaçit, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrit Edi Rama. Prandaj, mesa duket Hamitaj e ka lekun letër dhe as që merakoset për pasurinë korruptive. Verifikojmë pasurinë e komisionerit në të cilën dallojmë qartë sa i pangopur rezulton, duke kërkuar sërish të qëndrojë gjatë nën petkun e  komisionerit.

Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro, është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.

Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro.

 

Në përmbledhje, pasuria e paluajtshme, e blerë nga komisoneri Hamitaj arrin në vlerë rreth 400 mijë euro.

Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Po ja bën Hamitaj 8 me 2 drejtësisë apo po e luajnë lojën sëbashku?! Diçka është e qartë, Vettingu duhet të pastrohet nga lojtarët e pistë.