U shtir si infermiere dhe “rrjepi” vajzën e pacientes me Covid/ Gjykata lë në burg sanitaren

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg sanitaren e “Shefqet Ndroqit” e akuzuar për mashtrim.

Sipas prokurorisë, sanitarja Tire Alldërvidhi i ka marrë shuma të konsiderueshme parash nje shtetaseje për kurimin e Covid-19.

Prokurori Bledar Valikaj deklaroi se sanitarja Alldërvidhi i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital, me pretendimin për t’ua çuar infermiereve. Nga ana tjeter pacientja ankohej tek e bijës se nuk i jepej shërbim.

Avokatet mbrojtës kanë deklaruar se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe prandaj kërkojnë një masë më të lehtë dënimi.

“Ngjarja është e rënde për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”, deklaruan avokatet.