Shefja e Operacionit Ndërkombëtare të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera e cila erdhi në Shqipëri me mision për të monitoruar procesin e vettingut, hoqi dorë pasi u emërua si Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Interpretimit. Calavera me anë të një letre njoftoi dhe etiketoi si shpifje lajmet që kanë dalë për procesin e vettingut.
Por pse po shpif Calavera kur ajo vetë heshti dhe nuk dha llogari për komisionerë të shumtë?!
Shefja e ONM-së ishte në dijeni të faktit që Alma Faskaj është kallëzuar në SPAK për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. Përse nuk mori masa Calavera apo i pëlqen që sistemin e drejtësisë në Shqipëri ta lërë në llumin që e gjeti?
Kallëzimi për Alma Faskaj është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, ku sipas saj Faskaj ka fshehur shkarkimin nga detyra, në dokumentet e falsifikimit, për t’u bërë pjesë e Vettingut.
Gjithashtu ajo rezulton se më 23 korrik të vitit 1996 , është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe për paaftësi në detyrë, nga ana e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Epo, shefja e ONM-së për këtë arsye u zgjodh, për të monitoruar vettingun dhe jo për të eksperimentuar me Hans Hamshorin dhe për të mbrojtur komisionerët që po kalbin akoma më tepër drejtësinë.
Alma Faskaj (Vokopola) është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ajo ka një eksperiencë të gjatë si lektore dhe e ka ushtruar këtë profesion në universitete publike dhe jopublike të vendit, si dhe pedagoge e Shkollës së Magjistraturës nga viti 1998 .
Calavera është në dijeni të faktit që mashtrimi i Faskaj përbën një vepër penale dhe rrezikon 1 vit heqje lirie që mesa duket Alma as që merakoset.