Suela Zhegu, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është kallëzuar në SPAK nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.
Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë.
Sipas burimeve në media me këtë akuzë i është drejtuar drejtuar prokuroisë edhe bashkëshortja e vëllait të Suelës.
Në vitin 2018, Suela Zhegu është hetuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për konflikt interesi, pasi ishte pjesë e trupës që do të gjykonte një gjyqtar që për disa kohë ka qënë relator i çështjes në ngarkim të bashkëshortit të saj, i akuzuar nga Prokuroria e Durrësit për ekspertim të rremë.
Pavarësisht gjithë këtyre fakteve të pakontestueshme Zhegu akoma vazhdoi të ishte pjesë e trupës që vlerësoi gjykatësin, edhe pse kishte dukshëm një konflikt të pastër interesi.