Zjarri në shtëpinë rozë në Fier – Balluku i tregon derën Subashit: “Mos u merr më me fushatën!”

Ndërkohë që Partia Socialiste përpiqet të shfaqet e bashkuar para publikut, në Fier fushata ka nxjerrë në mënyrë të papritur, përplasjes së brendshme.

Një konflikt i fortë ka shpërthyer mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi, duke tronditur themelet e frontit elektoral të majtë në këtë qytet kyç.

Burime nga brenda PS-së bëjnë me dije se Balluku i ka dhënë një ultimatum Subashit, “Të mos merret fare me fushatën!” Një paralajmërim i prerë që ka ardhur pas përplasjeve të njëpasnjëshme mbi strategjinë lokale dhe ndikimin e figurave të vjetra në terren.

Subashi, i cili prej kohësh ka qenë një figurë e konsoliduar në Fier, mësohet se nuk e ka pritur mirë “mënjanimin” nga një nga zërat më të fuqishëm të qeverisë.

Madje, tensionet kanë shkuar deri aty sa diskutimet e brendshme janë zhvilluar në tone të larta, me akuza për sabotim të fushatës dhe përçarje të strukturave.

Disa eksponentë lokalë të PS-së shprehen në mënyrë konfidenciale se Balluku ka ardhur në Fier jo për të ndihmuar, por për të kontrolluar. “Ka ardhur me listën e saj dhe urdhrat nga lart.

Subashi nuk kaqënë i mirëpritur në tryezën e fushatës,”  shprehet një burim i afërt me grupin organizator.