Regjistrimi i pasurisë, ndarja ose përpjesëtimi i saj, në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mund të kryhet brenda 15 ditëve, me një kosto prej 1000 lekësh dhe pa pritur në radhë në dyert e zyrave të Hipotekës.
Ama duket se kjo gjë ka mbetur vetëm një ide utopike. Realiteti është tërësisht ndryshe. Qyetarët zvarriten me muaj të tërë nëpër dyert e adminstatës dhe sekserëve të cilët kërkojnë t’i zhvatin sa më shumë të jetë e mundur. Ligji të krijon përshtypjen se shërbimi do t’i jepet qytetarit në mënyrë cilësore dhe të shpejtë, por mënyra si administrohet ky shërbim lë shumë për të dëshiruar.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës u themelua nga bashkimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Objekteve/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) dhe Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP). Gjithesi krijimi i këtij organi nuk i dha zgjidhjen definitive problematikave që historikisht ka pasur ky proces.
Dispozitat e ligjit nuk rezultuan të sillnin ndryshim thelbësor në aspektin e përshpejtimit të dhënies së shërbimit, pavarësisht se organet kopetente japin idenë e konsolidimit.
Teorikisht procedurat bëhen edhe online në faqen e-Albania. Me pas kërkesa e qytetarit bëhet vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit.
Dhe pikërisht këtu qëndron problematika edhe pse supozohet që ky të ishte hapi i fundit për finalizimin dhe marrjen me pas të përgjigjes për hipotekën. Aferat korruptive kanë deformuar të gjithë procesin me vonesa të kota duke shfrytëzuar qytetarët dhe duke u vështirësuar në maksimum të drejtën që u takon në bazë të ligjit, vetëm për para.