Një aksident tejet i rëndë është regjistruar në Konya të Turqisë ku si pasojë e një përplasje mes një kamioni të mbushur me plehra kimikë dhe një minibusi janë shënuar 6 viktima dhe 2 të plagosur.
Gjashtë prej tyre ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.
Aksidentet e ngjashme janë të shumta në Turqi, pasi vetëm pak ditë më parë u regjistrua një përplasje e ngjashme me 9 viktima.