Ambasadori Luigi Soreca takohet me kreun e SPAK e të BKH

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ditën e sotme është takuar me kreun e SPAK, Arben Kraja si dhe me shefen e BKH-së, Aida Hajnaj.

Sipas Sorecës, në këtë takim është diskutuar rreth asaj që SPAK ka arritur deri më tani  si dhe rreth procesit të rekrutimit për hetuesit e BKH-së.

Ndër të tjera Soreca shkruan se është e rëndësishme që të vazhdohet puna e nisur në mënyrë që të shihen rezultate të mëtejshme nga SPAK.

Në fund të reagimit të tij Soreca shprehet se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesor i reformës në Drejtësi.

“Unë u takova sot kreun e SPAK, Arben Krajën si dhe drejtoren e BKH Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha në SPAK për të vazhduar dhënien e rezultateve. Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trainimin e shpejtë dhe emërimin e hetuesve. Unë gjithashtu ritheksoj se BE-ja qëndron e gatshme të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi.” shkruan Luigi Soreca.