Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi me anë të një postimi në “Twitter” se sundimi më i fortë i ligjit tërheq investimet.
Gjithashtu shtoi se Gjykatat e pastra, i hapin rrugë investimeve të huaja.
“Potenciali për investime të mëdha nga SHBA në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura, ” shkruan Yuri Kim.