Ardi Veliu mbledh në zyrë Shefat e Komisariateve/ Në radhë për risktrukturimin

Drejtori i Përgjithshëm i PSH Ardi Veliu, ka thirrur mëngjesin e sotëm në zyrë shefat e Komisariateve dhe nëndrejtorët e Policisë në 12 Drejtoritë vendore në qarqe. Mësohet se “radhën e ristrkturimit” pas drejtuesve të tyre, e kanë vetë shefat e Komisariateve.

Ky ndryshim vjen pak ditë pas rrokadës që ai firmosi pak ditë më parë, për ndryshimin e drejtuesve në 10 Drejtoritë Vendore të Policisë, përveç drejtorit të Tiranës Rebani Jaupi dhe atij të Gjirokastrës Fatmir Hoxha.

Nevojën për ndryshimin e shefave të Komisariateve të Policisë e ka theksuar dje dhe kryeministri Edi Rama. Ai u ka bërë me dije drejtorëve të Policisë se kanë 100 ditë kohë që të mobilizojnë trupën që kanë në dispozicion dhe të japin rezultate. Këta ishin të vetmit drejtorë që nuk u zëvendësuan pasi kanë dhënë rezultat me punën e tyre.

“10 ditë. Asnjë ditë më tepër”, iu tha Rama drejtorëve. Ai tha se ata pronarët e lokaleve në bregdet janë kthyer në tutorë të Policisë dhe nuk guxojnë ti prekin. Ultimatumi i Ramës ishte i qartë: komunikimi me qytetarët të jetë si “drita e syve” për policët, të goditet pandëshkueshmëria dhe të zbulohen “të infiltruarit” që nuk meritojnë të mbjanë veshur uniformën.

Tashmë, nga Ardi Veliu pritet që të ketë “furtunë” në nivelin e drejtuesve të çdo Komisariati.