Arrestohen 10 persona në Tiranë/ Ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka arrestuar  10 shtetas,  për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale  :

  1. K., 17 vjeç, banues në Kavajë, pasi jatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 36 vjeç, pasi ka vjedhur disa materiale në banesën e shtetasit E. V.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. A., 24 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 34 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular të një shtetasi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 54 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
G. D., 48 vjeç dhe U. M., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

  1. H., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
  2. Xh., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues F. Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi F. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ;
  3. K., 62 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”,  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të bërë testin e alkolit me aparatin digital drager.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.