ARRSH jep informacion/ Rrëshqitje dherash dhe përmbytje

Ditët e fundit moti në vendin tonë është karakterizuar nga mot I vranët dhe me reshjke të shumta. Reshjet kanë kthyer përmbytjet në vend ndërsa në zonat nalore kanë sjellë ulje të temperaturave.

Autoriteti Rrugor Shqiptar vë në dijeni drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në akset që janë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

Sipas ARRSH qarkullimi vijon normal në segmentet, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.

Ndërsa në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.