Nuk ndalen vetëvrasjet/ Ja pedagogu me covid që u hodh nga kati i shtatë

Një pedagog i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Elbasan ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati shtatë i banesës së tij. Bëjmë me dije se pedagogu ka qenë i infektuar me Covid dhe mesa duket ka qenë shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe nga izolimi në shtëpi.

Fatmirësisht, pedagogu Jakov Oga 65 vjeç, ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej ngjitur me pallatin e tij.

Burime për in-front.org informojnë se Oga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.