Sypatremburi nga drejtësia/  Ja si shmanget krimineli Kristaq Kotro

Kristaq Kotro u bë i njohur për bllokimin e vajit të palmës në shqipëri në të cilën ishte tretur kokainë por si po shmanget krimineli Kristaq Kotro nga drejtësia?

Në analizë të provave rezulton se ngarkesa e kontinierit me 52 fuçi vaj palme është përgatitur në Kolumbi. Gjithashtu, Brenda fuçive me vaj palme është e fshehur në formë të shkrirë dhe një sasi e madhe kokaine e cila sipas aktit të ekspertimit kimik të kryer nga autoritetet belge, ka rezultuar se në përmbajtjen e mostrave objekt ekspertimi, përqindja e kokainës ka variuar nga 3%, 4% deri në 8%, lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila në total arrinte vlerën 200 kg kokainë. Kushedi se sa e sa herë do të ketë porositur Kotro vaj palme me kokainë të shkrirë, me kë bashkëpunon Kotro dhe se ku i ka ivestuar ai paratë e pista?

Në momentin që kontenieri CARU 400253/0 dërgohet në portin e Antverpit, dhe për të mbuluar gjurmët  e tij, krimineli Kristaq Kotro ka dërguar shoferin që të marrë ngarkesën e porositur.

Krimineli Kristaq Kotro u paraqit në gjykatë si dëshmitar dhe kurrsesi të dënohej. Për këtë arse u dënua vetëm shoferi i cili bëri transportin e mallit.

Me heshtjen e gjykatës kuptojmë turpin që ka mbuluar drejtësinë  dhe pse procesi i reformës në drejtësi po dështon?