Asnjë viktimë dhe vetëm 1 rast i ri me COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një lajm shumë të mirë, pasi ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë nga COVID, ndërkohë që është regjistruar vetëm 1 rast i ri infektimi.

Gjithashtu 4 qytetarë ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, ndërsa në spital është vetëm 1 pacient që po merr trajtimin mjekësor.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan.

Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.