Komisionerja e Vettingut Valbona Sanxhaktari ka rikonfirmuar edhe një herë paaftësinë dhe mangësitë profesionale që posedon duke lëkundur balancat e krijuara deri tani në KPK. Sanxhaktari ka rrezikuar edhe të ngel, pas provimit të bërë në Shkollën e Magjistraturë.
Ajo ka grumbulluar me shumë vështirësi vetëm 85 pikë, duke u rreshtuar krah personave që kanë marrë më pak pikë në atë listë. Një rezultat goxha i dobët duke pasur parasysh faktin se ajo gëzon një pozicion të rehatshëm që shërben për të konkluduar Reformën në Drejtësi.
Kjo komisionere me deficensë mendore mbart në ndërgjegjen e saj shkarkimin e shumë prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm duke u shkatërruar karrierën dhe mundin e një jete.
Nuk u desh as demaskimi nga media pasi ajo ka rënë brenda me këmbët e veta.
Faktet janë fakte dhe skanë nevojë për shtjellim. Po si mundet që shëmbëllimi i injorancës që më stërmundim arrint të grmubullojë pikët minimale t’i besohen poste të rëndëshishme në sistemin e Drejtësisë. Ky rast i kapur në flagrancë dëshmon që kjo komisionere gjërat i ka arritur jo me meritokraci. Shkollë jo, mend jo, përgatitje profesionale jo, integritet moral jo. Po atëherë çfarë mbetet? Kush i ka shtrirë dorën për ta kthyer në biznesmenen e sukseshme që është sot.
Dikur kishte fytyrë të akuzonte mediat për lajme të rreme, por tani si do të justifikohet.
Lindën si institucione të prodhura nga Reforma në Drejtësi por rrugës u tjetërsuan duke prodhuar vetëm skandale nga më të neveritshit, si ky rast. E pabesueshme se si kjo komsionere arriti të kalonte filtrat e Kuvendit për të hetuar prokuror dhe gjyqtar, në një kohë ku Valbona Sanxhaktari është bërë vetë për tu hetuar.
Po kush është Valbona Sanxhaktari?
Kjo komsionere është diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2007, ajo është pajisur me licencën e avokatisë. Znj. Valbona Sanxhaktari, që nga viti 2014 mban gradën “Doktor Shkencash”. Karriera e saj profesionale ka nisur në vitin 1996, fillimisht si asistentavokate. Nga gushti i vitit 1998 deri në tetor 2001, znj. Valbona Sanxhaktari ka mbajtur detyrën e inspektores pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Lartë Shtetëror të Punës. Më tej, ajo ka punuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Znj. Sanxhaktari ka shërbyer si eksperte ligjore dhe konsulente në institucione publike dhe organizata të huaja, si UNDP dhe Banka Botërore. Mësimdhënia është një tjetër fushë ku ajo ka dhënë kontributin e saj si pedagoge që prej vitit 2006. Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ka ushtruar detyren e juristes në Njësinë e Legjislacionit dhe Akteve të Këshillit të Ministrave, në Kryeministri. Në qershor të vitit 2017, znj. Valbona Sanxhaktari u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Por çfarë ndodhi? Kjo komisionere ka dështuar në Shkollën e Magjistraturës dhe nuk gëzon arsimimin e mjaftueshëm për ta vazhduar detyrën dhe postin që ka.
Mjerë Shqipëria në duar të kujt ka rënë. Jemi mallkuar për të qenë në varësi të njerëzve të paaftë si kjo komisonere që korr para dhe prona duke u lëpirë pas kriminelëve dhe politikanëve të zhytur në korrupsion duke u kthyer në mburojën e tyre brenda Vettingut.