“Bashkia Kuçovë, qyteti që ndriçon vetëm ëndrrat e Kreshnik Hajdarit dhe jo qytetin

Mirësevini në Kuçovën e Hajdarit, qytetin që i kaloi mesjetës, por jo mesjetarëve.

Aty ku rrugët janë të errëta, sheshet të zymta dhe shpresat… me bateri të ulët. Një vend ku natyra është më e ndriçuar se qyteti, dhe ku qytetarët përdorin pishtarë modernë  telefonat, për të gjetur rrugën për në shtëpi… ose për të shmangur ndonjë gropë me ujë që shfaqet befas si surprizë urbane.

Në qendër të kësaj errësire që është më shumë metaforë sesa mungesë ndriçimi, qëndron vetë bashkia e Kuçovës një godinë publike që duket si skenë filmi horror pas orës 20:00. Dritaret janë të mbyllura, dritat të fikura dhe e vetmja gjë që ndriçon brenda saj, duket se është… pazari i radhës.

Kryetari Kreshnik Hajdari, që sipas banorëve nuk sheh dot as 2 metra para, s’ka pse shqetësohet për ndriçimin ai orientohet nga aromën e parave, jo dritat LED.

Taksat e qytetarëve? Përdoren jo për llamba rruge, por për tendera me vlerë të dyshimtë dhe rrjete oligarkësh që operojnë në errësirë, fiks si në habitatin e tyre natyror.

Një pamje nga jashtë e godinës së Bashkisë Kuçovë, në mbrëmje. E gjithë godina e zhytur në errësirë, me vetëm një ndriçim të zbehtë që vjen nga një kioskë afër ku një qytetar shet qirinj “për hallet e bashkisë”.

Pankarta e bashkisë mezi dallohet. Përballë saj, një qytetar me telefon në dorë që ndriçon rrugën për të mos u penguar. Në sfond, një billboard që thotë: “Qyteti i së Ardhmes”, por dritat e billboard-it janë fikur. Lart, një dritë e vetme e ndezur… në katin ku ndodhet zyra e financave të cilat janë duke u vjedhur.

Në vend që të na ndriçojë rrugët, duket se Hajdari ndriçon vetëm rrugën drejt korrupsionit. Në Kuçovë, me sa duket, errësira s’është thjesht mungesë dritash, është politikë bashkiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *