Një aksident automobilistik është shënuar këtë mbrëmje në Elbasan, në vendin e njohur “Fusha e Loparit” pranë shkollës “Jorgji Dilo”.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se një mjet tip “Mercedes”, i cili drejtohej nga një vajzë, është përplasur me një mjet tip “fuoristradë”.
Ndërkohë, dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip “fuoristradë”. Nga përplasja e dy mjeteve, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mjeteve ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Po sipas të njëjtave burime, mësohet se tronditje ka pësuar një vajzë, e cila është shtatzënë dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë nën kujdesin e mjekëve.