Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe plot orë me diell përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Shërbimi Meteorologjik parashikon se gjatë ditës së dielë do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.
Kjo do të sjellë ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.