Braktisi në rrugë jetimët/ Komisionerja Suela Zhegu nuk di të ndalet

Komisioneria Suela Zhegu  është kallëzuar në SPAK, për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Zhegu ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë dhe nuk iu është bërë vonë për fëmijët dhe kunatën që ka lënë jashtë duke pretenduar se shtëpia ishte e saj.

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.

Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.

“Kam shkuar në shtëpinë e Suela Zhegut. Jam  ulur në tavolinë në mënyrë njerëzore.  I kam thënë se ku janë lekët e Arjanit (vëllai të Suelës), por ajo përtypej dhe nuk jepte përgjigjje. Vajza e saj i ka thënë, se përse nuk ia jep, janë të tyret. Unë, atëherë i kam thënë, se do t’i drejtohem organeve te drejtësisë. Më pas, ajo ka shkruar një letër duke iu drejtuar fëmijëve,  se halla juaj, do t’ju jap apartamentin  në Durrës.  Ky apartament i takonte  burrit tim, por ajo tha që po e shita do t’ju jap 20.000 lekë. Kam tre vjet dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nuk  zgjidhet çështja ime, e cila  ka të bëjë me vjedhje banke, ndërkohë që edhe kjo e fundit ka heshtur”, ka treguar ndër të tjera Anida Ademi në një intervistë.

Komisionerja Zhegu nuk ulet të mëndojë dëmin e madh që i ka bërë kësaj familjeje por pa pikën e konsideratës, edhe pse ata fëmijë janë gjaku i saj I zhvati pa u lënë asgjë.