Shefja e ONM-së znj. Genoveva Ruiz Calavera erdhi në Shqipëri me misionin për të monitoruar reformën në drejtësi. Po çfarë bëri Calavera bashkë me 40 hajdutët që erdhën të monitoronin vettingun?! Mesa duket edhe të huajt kanë kuptuar se Shqipëria është vendi i mrekullirave në çfarëdo lloji aspekti dhe në këtë kuptim mund të vjedhin, të bëjnë imoralitete dhe përsëri të qëndrojnë në pozicionet zyrtare që kanë.
Calavera doli dhe na tha se pasi kjo e fundit ishte larguar nga Shqipëria kishin shpifur për të. Ne nuk shpifim zonja Calavera, ne përpiqemi të kuptojmë se përse heshte kur pasuritë marramëndëse të Lulzim Hamitaj, nuk iu kushtua rëndësi dhe nuk u dënua për mosdeklarim? Po komisioneri Roland Ilia zonja Calavera që përveçëse dikur në postin e pedagogut korruptiv, maniak dhe përfitues, ulet në karrigen e komisionerit si i larë nga të gjitha mëkatet e kryera. Mos harrojmë komisioneret e tjera si Etleda Çiftja, Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo), Olsi Komici të cilët janë të lidhur me botën e krimit dhe kurrsesi nuk duhet të ishin në karrigen e komisionerëve. Ne besuam te ju zonja Calavera, besuam te drejtësia që mund të bëhej por kuptuam që nuk na sollën të pastër për të na monitorur por sollën llumin që nuk e mbanin dot në vendin e tyre.
Shefja e ONM-së iku dhe na la shëndenë pasi askujt nuk i bëhet vonë për drejtësinë tonë.