Ditën që erdhi në Shqipëri, Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Vettingut, spanjollja Genoveva ruiz Calavera ka deklaruar se do të kalojnë në sitë gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend. Por në fakt, Calavera i ktheu krahët shqiptarëve duke i kaluar në sitë edhe pse të korruptuar dhe të mbytur nga llumi.
Kriteret për tu bërë pjesë e Vettingut janë të qarta, por mesa duket Calavera bëri një sy qorr dhe një vesh shurdh. Mbrojti Roland Ilian edhe pse ai nuk ka të certefikuar gjuhën Angleze. Mbrojti Etleda Ciftjen e cila është një thjesht një falsifikatore e rëndomtë e lidhur me bandën e Xhihanëve dhe që mbart në ndërgjegjje vdekjen e 20 jetëve të pafajshme.
Calavera do të kujtohet nga shqiptarët si shefja që nuk arriti të bënte dot punën e saj, që fjeti gjumë gjatë kohës që u zgjodhën komisionerët e Vettingut, të cilët shumica prej tyre nuk plotësonin as kriteret më minimale. Fatkeqësisht këta anëtarë me mbështetjen e Calaverës arritën të kalonin me sukses filtarat e Vettingut dhe drejtojnë procesin më të rëndësishëm në fushën e drejtësisë në këto 30 vitet e fundit.