Çështja e Luan Dacit/ Krimbi i Evropës, Calavera që dëmtoi drejtësinë Shqiptare

Luan Daci u denua në datë 01.12.2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit me një vit shërbim prove si falsifikator.
Një ndër përgjegjësit kryesor në çështjen e zgjedhjes së Luan Dacit si anëtar i KPK ishte ish- drejtuesja e saj Calavera.

Në një konferencë për mediat 28 maj 2020 të Calaceras ajo shprehet për çështjen Luan Daci se: Lidhur me këtë rast, vëzhguesit ndërkombëtarë në kuadër të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit e kanë mbikëqyrur në mënyrë të plotë përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të vettingut, duke respektuar plotësisht detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore, bazuar në informacionet e vëna në dispozicion të tyre brenda afateve të parashikuara me ligj.”

Atëherë kur qenka respektuar i gjithë kudari ligjor pse Luan Daci nuk mori atë që meritonte por procesi u zvarrit.

ONM me në krye Calavera duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e bëra gjatë procesit të përzgjedhjes se kandidaturave për në organet e Vettingut.

ONM nuk u la kohën e nevojshme autoriteteve shqiptare për të kontrolluar dhe verifikuar kandidatët.

Veprime e pamenduara tregojnë se ONM dhe Calavera nuk kanë të vëmendshëm për rrjedhshmërinë e duhur të procesit të Vettingut dhe kanë keqpërdorur fondet e marra nga BE për këtë proces.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit sqaron dhe motivet se pse kishte shpëtuar nga vlerësimi të kandidaturave për në KPA  shkeljet e gjyqtarit Luan Daci.

“Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjate kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar”.

Calavera e përkeqësoi edhe më tepër sitatën kur tha se: “Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm”, shkruhet në reagimin e ONM për A2.

Ky qëndrim është plotësisht në kundërshtim më çdo arsyetim ligjor.

Kjo tregon mungesën e kapacitetit për të deshifruar një situatë mjaft të qartë. Arsyetimi i mësipërm i Calaverës dhe ONM vërteton dhe një herë se ajo nuk ka ditur ta bëj punën për të cilën paguhej. Një krimb i paaftë që rrënoi akoma më tepër drejtësinë shqiptare.