A po shpif Calavera kur thotë janë bërë shpifje kundrejt nesh?!

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Ruiz ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me sulmet që janë bërë kundrejt saj në lidhje me procesin e vettingut. Ja çfarë deklarate ka dhënë Calavera:

“Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm. Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar“, tha ajo.

Theksojmë se Genoveva Ruiz ka shpërdoruar detyrën e saj si Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, e për pasojë procesi i vettingut ka pësuar një ngërç.

Calavera shpif kur thotë janë bërë sulme dhe shpifje pasi të gjitha lajmet janë të faktuara. Shefja e “ONM”-së ka mbrojtur komisionerët duke i lëshuar litarin dhe duke i anashkaluar padrejtësitë dhe falsifikimet që kanë kryer.

Gjithashtu Calavera shpif bashkë me bandën e saj të cilës nuk i kanë të sosur skandalet me  vëzhguesit ndërkombëtarë : Theo Jacobs, Gerrit Sprenger,  Ferdinando Buatier, Hans Kijlistra dhe Mia Roesing. Vëzhguesit ndërkombëtarë të caktuar për mbikëqyrjen e procesit të Vettingut në Shqipëri, rezulton të kenë patur eksperienca të mëparshme në disa nga shtetet e ndryshme të lindjes, si edhe të angazhuar në misionin e EULEX, në Kosovë për disa vite me rradhë.

Bëjmë me dije se Cavalera bashkë me stafin e saj kanë dështuar misionin e tyre në Kosovë, pasi nga informacionet e shumta këta vëzhgues kanë kryer aferra të rënda korruptive dhe po ashtu kanë pasur dorë në dënime të rënda, përgjithësisht të figurave përfaqësuese të luftës së UÇK-së në Kosovë, korrupsion që e ushtruan edhe në Shqipëri.

Rryshfetet kanë bërë pjesë jo vetëm stafin e Calaverës por edhe vetë shefen e “ONM”-së, e cila është bërë palë me komisionerë si Komici, Bekteshi, Hamitaj etj.

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri e ka kalbur për herë të dytë sistemin e drejtësisë, jo vetëm duke mos vendosur pikat mbi ë por duke e kthyer procesin e vettingut në pikën 0, duke mbajtur në pozicionet e drejtësisë njerëz të korruptuar dhe pa dinjitet për veten dhe shoqërinë Shqiptare.