Pak kohë më parë një nënë i është drejtuar redaksisë tonë infront.org, duke kërkuar ta publikojmë një shkrim ndërgjegjësues mbi realitetin e kalbur që po has Shqipëria. Kjo letër i’u drejtua tashmë is- shefes së “ONM” Genoveva Calavera e cila për arsye të dyshimta e la në mes detyren e saj.
E nderuar Genoveva Calavera
Drejtësia është shumë e rëndësishme për një vend demokratik.Sidomos për një vend si Shqipëria që vjen nga një sistem monopartiak diktatorial.Për të bërë një drejtësi reale, qe populli aq shum e pret u krijuan organet e vetingut.U bë një zhurmë e madhe që kjo drejtësi do të vërë në vënd padrejtësinë.Por nuk u bë dhe nuk po bëhet sic duhet. Cdo ditë dëgjojmë që në organet e vetingut janë zgjedhur jurist me probleme shumë të rënda, etike profesionale dhe të ndëshkuar nga drejtësia. Pse pikerisht këta?Nuk ka ky vënd jurist ekselent me grada shkencore, që të kontrollojnë figurën, dijet ,profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve , por duhet të zgjidhen pikërisht këta persona, por qe jo vetëm që nuk janë jurist të shquar, por janë dhe shumë të korruptuar ,me pasuri marramendëse të pajustifikuara.
Persona të dënuar nga drejtësia deri ku aty cënohet figura dhe humbet besimi , se keta jurist po bëjnë drejtesi . Nxënësi vlereson dhe përjashton nga detyra profesorin kur nuk i ka dijet e tije.
Pra komisionerët e vetingut dalin të emëruar jashtë kritereve ligjore. Komisionerët janë më shumë probleme ndaj dhe gjyqësori po shkatërrohet. Përshëmbull një komisionere që ka fituar 85 pikë largon nga vetingu gjyqtarin që ka fituar 400 pikë . Dhe akoma më keq ka nga ata që kanë konkuruar 10 herë në magjistraturë dhe nuk kanë fituar. Sot ata i bejnë vetingun gjyqtarëve ekselentë. Të vësh duart në kokë , çmund të pritet nga këta të paaftë..Një nxitim shumë i madh dhe i padrejtë, për të formuar shtyllat e drejtësisë. Të formuar me juristë jo profesionistë.Dhe këta gjyqtarë e prokurorë janë zgjedhur nga më të mirët nga O.S.B.E.më provim me zarfa të mbyllyra dhe pa hile . Kur ish ambasadori i nderuar Lu tha “mos i prekni magjistratet”. Reforma nuk po bëhet si duhet po bëhet si kalaja e Rozafës që për ambicje godasin bëjnë kurbane prokurorë dhe gjyqtarë profesionistë duke rënduar shumë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mbetur në sistem. Ndaj duhet të shikohen anëtarët e vetingut .Kush i pranoi ata në komisionin e vetingut pa kriter me shkelje tëte rënda.
Si mund tu besohet atyre drejtësia, kur ata vetë, janë zgjedhur në mënyrë të padrejtë.Kush ka besim tek ata? A e shikoni që cdo ditë degjojmë për bëmat e tyre por askush nuk reagon.
Ata qendrojnë vazhdojnë punën dhe kanë vënë në siklet gjithë drejtësinë.Po ka te korruptuar, ne organet e drejtesisë,por kujdes se me të thatin digjet dhe i njomi,se ashtu do dikush qe ka urrejtje për dikë.Le të hedhë një gurë e të godas mbi gjyqtarët dhe prokurorët.
Një anetar i vetingut i pastër. Le ta hedhe gurin dhe të mbajë pergjegjesi para Zotit që vërtet e meriton , te jetë në organet e vetingut. Kur nxënësi shikon një mësues të paafte ai shkatërrohet, ndaj Shqiptarët po marrin arratinë, nëpër bote ku demokracia vërtet funksionon ku drejtësia është vërtet për tu patur zili.Ndaj kujdes se drejtësia po kthehet më keq se ka qënë ndonjëherë në Shqipëri në vite .
Jane shkatërruar organet e drejtësisë pa formuar kuadrot e duhura që do zëvëndësonin kuadrot që të ishin vërtetë me grada shkencore, dhe me keq po sjellin magjistratë të rinj që konkurojnë 100 vetë dhe fitojnë 70 vetë, dikur konkuronin 100 vetë dhe fitonin 20 vetë.
Zoti na ndihmohtë nga cdo veprim i padrejte