Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka siguruar 1 mln doza të vaksinës anti-Covid.
Vaksinat kineze janë siguruar nga marrëveshja me distributorin turk, pas vizitës së kryeministrit Rama në Turqi.
“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, shkruan Rama.