Eshtë absurde që disa komisionerë rezultojnë të mbytur në pasuri, siç është dhe znj. Shuli dhe që më herët ka pasur dyshime për cështje të caktuara, dhe me absurde është fakti që po këto njerez po merren aktualisht me pastrimin e drejtesisë. Kjo është plotësisht e papranueshme ku nuk mund të biem dakord në këto rrethana, se Gjykatat dhe Prokuroritë do të pastrohen nga këta komisionerë.
Le të sjellim në dritë të dhëna të marra nga ILDKPKI, ku rezulton se anëtarja e KPK-se Firdes Shuli ‘noton në pasuri’. Ju kujtojmë se ne si redaksi edhe më para kemi sjelle të pasqyruara lajme nga Media ku znj. Shuli është lakuar për falsifikim dokumentash, ndërkohë që ushtronte detyrën e noteres.
Por jo vetëm falsifikim dokumentash, por znj. Shuli është akuzuar dhe për fshehje të pasurisë dhe deklarimi të gabuar pranë ILDKPKI-së.
Ajo vetë ka pranuar në deklaraten e saj se ka bërë një gabim në lidhje me një llogari bankare. Me një nga të ‘shumtat’ që ajo posedon.
Ndërkohe që znj.Shuli i dalin sheshit pasuritë e shumta që ajo posedon, dhe kush e di sa e sa të padeklaruara, ngrihet pyetja: A ka bërë deklaratë para se të hynte në KPK? Nese po, ku? Kush e ka bërë verifikimin e integritetit të kanditaturave?
A është parashikuar një kohë e përshtatshme për këta përsona? Dhe kur do pastrohet sistemi i drejtesise nga keta njerez qe nuk jane te denjë për të qenë ata që duhet të pastrojnë drejtesinë?
Ne si redaksi do vazhdojmë ne ndjekjen e këtyre cështjeve deri sa sisteme të tilla të shpëtojnë nga antare të padenjë si znj.Shuli.