Lara Trump, bashkëshortja e djalit të Donald Trump është punësuar nga media amerikane Foxnews dhe duket se dalja e parë televizive për Trump është përballë saj.
Kjo është intervista e parë pas humbjes së zgjedhjeve në fund të 2020. Trump u pyet nga Lara nëse do të kandidonte sërish për President i SHBA dhe përgjigja e tij ishte “po, në vitin 2024”.
Gjatë intervistës së shkurtër Trump foli edhe për momentin kur presidenti amerikan Joe Biden u rrëzua nga shkallët ndërsa ngjitej për në Air Force One.
Gjithashtu, Trump tregoi sesa i mërzitshëm ishte bërë Twitter-i tashmë që ai nuk është më në këtë rrjet social.