Finalizon Prokuroria e Tiranës 10 urdhëra arresti për “Ambla Dhërmi”në mes tyre Adiseldo Rrapaj, Ariton Kasaj dhe Ardian Musta /skema zbardhet nga bashkpuntori i drejtësisë Vezir Gjikoka

Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha më në fund ka finalizuar një nga çështjet më të trazuara ku në fokus ishte një rrjet kriminal i Vlorës që kanë favorizuar biznesmenin Helidon Gjikoka.

Bëhet fjalë për një çështje penale që sapo ka dal në konkluzione në lidhje me një çështje që ka si objekt abuzimin me pronat në Dhërmi. Për këtë çështje prokuroria e Tiranës kërkoi nga  gjykata e kryeqytetit, caktimin e një mase sigurimi “arrest në burg” për shtetasin Helidon Gjikoka pronar me letra i “Ambel Beach”. Ai u shpall fajtor për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe Vjedhjes me Anën e Mashtrimit, lidhur me tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe objekteve në Dhërmi.

Për këtë çështje, u hetuan nga  nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Territorit.

Hetimet kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.

Konkretisht Helidon Gjikoka ku rezulton se disa vite më parë ka marr me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.

Synimi i fshehtë i këtij personi nuk ka qenë asnjëherë biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila ndodhet në një zonë tepër stategjike dhe të kërkuar, pikërisht buzë bregdetit në Dhërmi.

Pra bëhet fjalë për një hotel dhe një truall. Objektin, Helidon Gjikoka arriti ta  përvetësoj nëpërmjet dokumentave të falsifikuara dhe bërë pronar nëpërmjet sistemit të legalizimit të objekteve.

Në përfundim të hetimeve prokurori Ervin Karanxha  ka kërkuar masë arresti për shtetasin Helidon Gjikoka për arsye se ka probva të mjaftueshme se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Ilir Koka” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularëve e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.

Gjithashtu ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Ariton Kasaj pasi kundër tij ka prova dhe krijohet dyshimi i bazuar në prova  se ka kryer veprën penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim në dëm të viktimës Ilir Koka.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Denis Metaj  pasi ka dyshime se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Erdet Mandi i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Arber Jaupaj i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 186/3-25 Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Ardian Musta kane kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga neni 248-25 te Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Adiseldo Rrapaj kane kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga neni 248-25 te Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Enida Bukuroshi kane kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal.

Prokurori Ervin Karanxha  ka lëshuar urdhër ndalimi për shtetasin Jonida Hallvaxhiu kane kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal.

E gjith skema e vjedhjes së “Ambla Dhërmi” është zbardhur nga  bashkpuntori  i drejtësisë Vezir Gjikoka, i cili ka pranuar të bashpunoj me drejtësinë dhe ka treguar hollësi mbi hetimet e kryra nga Prokuroria e Tiranës. Aktualisht Vezir Gjikoka mban postin e juristit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë