Institucioni juaj (SOROS), asistoi Reformën në Drejtësi, por në një bazë shumë reale, falë sondazheve, fokus-grupeve dhe përgatitjes të dokumenteve teknike me të gjithë aktorët në sistemin e drejtësisë, duke filluar që nga studentët e fakulteteve të drejtësisë, akademikë, ekspertë, gjyqtarët, prokurorët, por dhe ish gjyqtarë dhe ish-funksionarë të lartë politikë, aktivë në reformat e mëparshme.
Darian Pavli ka thënë se do krijohet një sistem që të garantojë pavarësinë dhe distancën nga politika dhe integritetin e gjyqësorit mirëpo vetë Pavli është njeri i George Soros dhe është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.
Pra, duket qartazi se Darian Pavli u vendos nga Soros në Gjykatën e Strasburgut për të patur mbrojtjen dhe mbështetjen e duhur për Vettingun.