Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh. Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatës ndërkombëtare SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretariatet e Reformës në Drejtësi dhe ka patur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”, thuhet në CV-në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.
Komisioni i rekomandon Asamblesë Parlamentare, me shumicë të madhe, z. Darian Pavli si kandidatin më të kualifikuarpor në fakt Pavli njihet si një kontakt i ndërkombëtarëve në Tiranë dhe mesa duket do të jetë përkrahje për të korruptuarit e vettingut.