Dialogu Kosovë – Serbi, i dërguari i BE dhe ai i SHBA “zbarkojnë” në Prishtinë

I dërguari special i BE për dialogun Miroslav Lajçak dhe zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer do të vizitojnë të hënën Kosovën. Është vetë Lajçak ai që jep lajmin për “zbarkimin” në Prishtinë javën tjetër.

Dialogu Kosovë-Serbi do të jetë fokusi kryesor i takimit mes dy zyrtarëve të lartë, njëri i BE dhe tjetri i SHBA që janë angazhuar në këtë proces.

Ata do të takojnë kryeministrin Albin Kurti si dhe presidenten Vjosa Osmani, për të diskutuar me ta detaje për rifillimin sa më herët të bisedimeve mes dy vendeve. Dy zyrtarët e lartë Lajçak dhe Palmer janë takuar këtë të mërkurë dhe në Bruksel dhe kanë bërë me dije se dialogu ka qenë prioritet i diskutimeve të tyre.