Rihapja e çështjes së Aleks Nikës, ish- prokurori: Hetimet u bënë nën presion, mirë që na lejuan të…

Një ditë më parë janë rihapur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit. Për këtë vendim ka folur ish- prokurori Shkëlqim Hajdari. Në një intervistë televizive “Real- Story”, ai deklaroi se hetimi është bërë në kushte shumë të vështira dhe ka pasur shumë presion.

“Ngjarja u hetua në kushte të vështira, ne arritëm që të grumbullonim prova. Atë natë shyqyr që arritën që të kalonin gardhin, që të merrnin gëzhojat. Tjetër gjë është që ta pasurosh ngjarjen nga jashtë, dhe tjetër të jesh një njeri që ke marrë disa përgjegjësi për hir të funksionit. Kjo nuk është ngjarje e largët shumë, ka 10 vite. Të bësh betejë me një kryeministër që gardistët donim t’i hetonim, dhe më pas t’i mbash aty dhe t’i mjekosh po brenda.

Prokurorët nuk kanë armë, s’kanë mekanizma të tjera. Prokurorët e shkallës së parë që u morën me hetimet për mua kanë bërë një punë heroike, le të na gjykojnë qytetarët. S’mund t’i them të gjitha gjerat dhe për hir të etikës se çfarë presioni iu bë prokurorëve. As atëherë nuk janë tallur dhe shpresoj që as këtë radhë nuk do të tallen. Kjo çështje, pothuajse të gjitha pistat se ku do të hetohet janë të qarta.

Sot është situatë tjetër pasi ne kemi një prokurori e cila duam apo s’duam, ka një klimë më të vlefshme për të grumbulluar prova. S’ka asnjë pengesë që çështja që ka marrë formë të prerë të prishet për çështje të grumbullimit. Gjatë gjykimit në apel 2 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqje”, tha ai.