Mëngjesi mbizotërohet nga moti i kthjellët, por mbetet i freskët. Edhe gjatë ditës, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë vendin ndërsa vetëm vranësira të lehta do të kalojnë gjatë pjesës së dytë të ditës nëpër terrenet malore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit duke variuar nga -2 në zonat malore deri 7 gradë në brigjet detare; rritja vijon më e ndjeshme gjatë mesditës kur termometri maksimal në Shqipëri ngjitet mbi 14 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në brigjet detare jugore ku dallgëzimi ulet në 3 ballë. Drejtimi i erës gjatë gjithë ditës do të jetë verior-veriperëndimor.