Dita Botërore e Shëndetësisë, ambasada e SHBA: Kjo ditë këtë vit merr një kuptim të veçantë

Ambasada e SHBA me rastin e 7 prillit në Ditën Botërore të Shëndetit ka shprehur vlerësimin  për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasada shprehet se punonjësit e shëndetësisë çdo ditë përpiqen për një botë më të shëndetshme.

Ndër të tjera ambasada shkruan se këtë vit 7 Prilli merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi punonjësit e shëndetësisë po luftojnë me Covid-19 19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre për tu shërbyer qytetarëve.

“7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme. Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat,” shkruan në postim ambasada.