Policia e Vlorës njofton se gjatë operacionin anti-drogë “Hapësira” janë arrestuar 27 persona, pasi një hetimi 6-mujor.
Të 27 personat akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Sipas policisë është ushtruar kontroll në 41 banesa.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi gjashtëmujor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hapësira”. Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”. U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim.
Njëkohësisht e njëjta çështje e ngjashme është hetuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsione cila ka lëshuar 23 urdhër arreste për efektivë policie dhe zyrtarë të cilët akuzohen për pastrim parash dhe për kultivim kanabisi. Operacioni është në vijim e sipër teksa SPAK njofton se janë dokumentuar 28 raste ku përfshihen këta 23 persona. Arrestimet e tyre janë bërë në Berat dhe në Skrapar dhe mësohet se mes të tyre janë dhe 4 efektiv aktualë të policisë.
Situata paraqitet e rëndë. Skrapari si një ‘Lazarat’ i dytë për kultivimin e lëndëve narkotike.
Çështja edhe pse nuk është nën kopetencën e prokurorisë vlorë dhe as “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë por është kopetencë e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion.por në mënyrë të çuditshme është duke u hetuar në këtë prokurori.
Çështja është duke u sfumuar pasi të gjithë të arrestuarit nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë janë duke u liruar një e nga një nga gjyqtarët.
Trupa gjykuese ka vlerësuar masën e sigurisë për ish shefin e krimeve, Artur Veshajndhe vendosi rrëzimin e masës “detyrim paraqitje” si dhe atë të pezullimit nga detyra, duke i rikthyer ata në pozicionin që ishin në polici.