Ambasadorja amerikane Yuri Kim është infektuat me Covid.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja përmes një postimi në rrjetin social, ku tregon se do të vazhdojë të kryej të gjitha detyrat e saj pavarësisht gjendjes së saj.
“Miq, doja t’ju njoftoja se kam testuar pozitivisht për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia ndërsa vetë-izolohem në shtëpi për ditët në vijim. Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj”, shkruan ambasadorja.