Surprizat e motit/ Ja si do jetë koha në fundjavë

Sipas Meteoalb dita e shtunë rikthen reshjet në gjithë territorin, ndërsa do të ketë dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit.

Pasditja e së shtunës sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore.

Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit, por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda.