E fundit/ Infektohet me Covid mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mjeku në një prononcim për mediat ku tha se për momentin gjendja e tij është e mirë dhe i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me Covid19 pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pffizer vetëm 14 ditë më parë.